https://www.youtube.com/watch?v=Ok0zGqd2Ty0
Rreth nesh

Për të tretin vit Organizata Q’art në misionin e vet për të mbështetur, promovuar dhe shkëmbyer vlerat kulturore përtej kufijve ka vazhduar bashkëpunimin me OJQ Gjermane “Kontekst” në realizimin e edicionit të tretë të projektit ndërkombëtar “Meeting of Styles” Kosova si një nga ngjarjet më të mëdha të artit publik në botë që në analogji konsiderohet si Olimpiada e artit publik ku mbledh më shumë se 100 artistë ndërkombëtar nga 30 shtete të ndryshme që i bashkëngjiten artistëve lokal nëpër aktivitete të ndryshme për të adresuar aspekte kulturore dhe sociale që do të përmirësonin imazhin e Kosovës si dhe fuqizojnë komunitetin artistik/kreativ në vend karshi vendeve tjera.Festivali ndërkombëtar “Meeting of Styles Kosovo” është festivali i parë i kësaj natyre në Kosovë dhe rajon, ku mbledh aq shume artistë të disiplinave të ndryshme artistike për ta shndërruar në hapësirë atraktive ndonjë pjesë të degraduar në qytet mirëpo gjithashtu duke i mundësuar artistëve të rinj, talenteve te rinj si dhe qytetarëve që të përfitojnë nga aktivitetet e shumta që do të ofrojë MOS në Prishtinë. Festivali krahas aktiviteteve të veta që do ti zhvillojë, njëkohësisht do të ju jap një shtytje artistëve të rinj që të avancohen duke ju ofruar punëtori dhe trajnime si dhe më të mirët të prezantojnë veprat edhe jashtë vendit. Rëndësi të veçantë do të kenë aktivitetet që ndërlidhin promovimin e ndërmarrësve të rinj përmes produkteve dhe prototipave të shfaqur gjatë panairit në festival. MOS Kosovo përmes aktiviteteve të tij do të kontribuoj në diplomaci ndërkombëtare, ndryshim të imazhit të vendit duke stimuluar “turizëm urban” si dhe duke futur Prishtinën në mesin e qyteteve të ashtuquajtura “qytetet e grafiteve”.

Galeria

Na gjeni

Adresa                       
Rruga: Idriz Gjilani L17/117
Prishtina, 10000

Republika e Kosovës

Orari
Hënë—Premte: 9:00AM–6:00PM

Na kontaktoni